[caption id="attachment_26911" align="alignleft" width="168"] Rashica dhe menaxheri i tij dje në Durrës[/caption]
Teuta ka bërë një tjetër përforcim në merkato. Ish-lojtari i Skënderbeut, Valdrin Rashica është transferuar dhe ka firmosur për "Djemtë e Detit". Këtë lajm e bën të ditur "gazetaolle.com" në Kosovë, e cila në një kontakt të drejtpërdrejtë me menaxherin e lojtarit pohon se ai ka firmosur për një vit me mundësi rinovimi.
“Së bashku me menaxherin Hashim Vitia kemi transferuar Valdrin Rashicën te Teuta. Ai ka arritur marrëveshje 1-vjeçare me mundësi rinovimi”, ka thënë menaxheri i tij, i cili e transferoi më parë te Skënderbeu lojtarin, i cili nuk mundi të gjejë hapësira, kështu që u detyrua të ndërrojë ambient.