Skuadra e Teutës ka arritur të fitojë titullin kampion në basketboll për meshkuj për 16-vjeçarët. Ekipi durrsak ka mposhtur djemtë e Superiorit me rezultatin 72-61.
Një ndeshje mjaft e luftuar, por në fund ishin "Djemtë e Detit" ata që dolën triumfator duke arritur të shpallen dhe kampionë të Shqipërisë. Lajmi bëhet me dije nga faqja zyrtare e skuadrës së Teutës ku shkruhej:
"TEUTA KAMPIONE E SHQIPERISE PER MOSHAT U16
Ne finalen e zhvilluar sot ne Asllan Rusi kunder Superior-it, djemte tane kryesuan gjate gjithe takimit dhe fituan me rezultatin 72-61. Kjo fitore kompleton sezonin e te gjithe kategorive te basketbollit shqiptar, duke rikonfirmuar Teuten si MBRETERESHE TE KOSHIT SHQIPTAR. Kjo ringritje erdhi fale punes se te gjithe aktoreve qe me perkushtim, mund, djerse dhe sakrifica e rikthyen Durresin ne kryeqytetin e basketbollit. Ky sezon do te mbahet mend gjate".