
Teuta do të rikthehet ditën e sotme në fushë. Pas disa ditësh pushim, skuadra kampione e Kategorisë Superiore, do të nisë sot përgatitjet për ndeshjet e Champions League. Trajneri Martini pret afrimet në merkato nga drejtuesit dhe emri më i përfolur është ai i Sherif Kallakut.
Mesfushori i Kombëtares shkëlqeu dy sezone më parë me Teutën e më pas u transferuar te Lokomotiva e Zagreb në Kroaci. Klubi durrsak po punon me Lokomotivën për huazimin e Kallakut dhe sot lojtari mund të dalë në stërvitje me Teutën. Shorti i UEFA Champions League do të hidhet më datë 15 qershor dhe Teuta do të mësojë rivalin me ndeshjet që do të luhen më 6 ose 7 korrik.
Poll