Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Teuta nis merkaton nga... brenda

Shkruar nga NEWSPORT

Durrsakët pothuajse kanë një skuadër vetëm në mendje, pasi një numër i konsiderueshëm futbollistësh janë pa kontrata. Por, klubi nuk e ka vonuar reagimin, pasi ditën e djeshme ka nisur punën për të bërë rinovimet e para për sezonin e ri.

[caption id="attachment_11055" align="alignleft" width="300"]Bledar Hodo dhe shokët e tij të skuadrës në një ndeshje kampionati Bledar Hodo dhe shokët e tij të skuadrës në një ndeshje kampionati[/caption]

Rustem Hoxha është ulur në tavolinën e presidentit Edmond Hasanbelliu, ku ka rënë dakord për të ardhmen. Ai ka rinovuar kontratën dhe do të jetë edhe për një vit pjesë e Teutës. Qendërmbrojtësi 25-vjeçar është lojtar i padiskutuar i formacionit të Teutës në sezonet e fundit, ndërsa do të luajë sezonin e tij të kartër radhazi dhe të shtatin me fanellën bregdetare.

Pas tij pritet që të ketë të tjera rinovime, por nga burime të brendshme mësohet se do të ketë dhe largime të lojtarëve që konsiderohen me moshë të madhe. Ende nuk dihet se kë do të "kapë" lapsi, por që të gjithë janë në pritje të bisedimeve me drejtuesit.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga