Teuta i ka dhënë fund përgatitjeve për takimin e së enjtes përballë ekipit andorian të Inter Escaldes.
Trajneri, Edi Martini e ka grupin e plotë në përjashtim të Lorenco Vilës për shkak dëmtimi.
Futbollistët durrsakë kanë punuar me topin dhe kanë zbatuar në fushën stërvitore urdhërimet e trajnerit Martini, i cili në konferencën për shtyp vlerësoi kundërshtarin.
Takimi i raundit të dytë të Conference League do luhet në stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit duke nisur nga ora 19:00.

Poll