Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

TEUTA bamirësi pas tërmetit, për Shkëmbin gati tre titullarë

Shkruar nga NEWSPORT
TEUTA bamirësi pas tërmetit, për Shkëmbin gati tre

Ekipi i Teutës la pas një javë të rënduar, teksa tërmeti me epiqendër Durrësin shkaktoi 51 viktima. Të shumtë ishin lojtarët e bregdetarëve, që panë t'iu "shemben" muret përpara syve. Disa prej lojtarëve të Teutës u larguan nga qyteti, për t'u rikthyer vetëm dje me nisjen e përgatitjeve në fushë. Situata në stërvitje ishte e qetë, me lojtarët që janë përqafuar me njëri-tjetrin. Ndeshja e fundjavës pritet të bashkojë ekipin, me të ardhurat që do të shkojnë për të prekurit e tragjedisë.

Situata te "Djemtë e Detit" është rikthyer të jetë pozitive, me tre titullarë që rikthehen nga dëmtimet dhe pezullimet. Në ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë, mungesat e Arbër Çyrjas, Rustem Hoxhës dhe Khalid sollën "dhimbje" koke për trajnerin Shkëmbi. Duket se të tre lojtarët janë bashkuar me grupin, duke qenë në formën maksimale për ndeshjen e fundjavës ndaj Skënderbeut.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga