Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri, TIFOZËT E KUQ E ZI në ndihmë: Na kontaktoni

Shkruar nga NEWSPORT
Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri, TIFOZËT E KUQ E ZI

Tërmeti që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka mobilizuar të madh e të vogël për t'i ardhur në ndihmë atyre që fatkeqësisht janë prekur nga kjo goditje katastrofike.

Së fundmi, janë Tifozat Kuq e Zi që përmes një njoftimi bëjnë me dije që kanë nisur grumbullimin e mjeteve për zonat e dëmtuar. Në lajmërimin e bërë në kanalin zyrtar thuhej:

"Pas tërmeteve të fundit, Tifozat Kuq e Zi janë mobilizuar, dhe kanë ngritur një fond emergjent për ndihmë, vatrave të prekura.

Ju njoftojmë se kemi filluar grumbullimin e mjeteve për zonat e dëmtuara. Për të kontribuar edhe ti, ju lutem kontaktoni përfaqësuesin më të afërt ëëë.tifozatkuqezi.com/perfaqesuesit.

Gjithashtu, Tifozat Kuq e Zi, shprehin gatishmëri që të japin ndihmën e tyre vullnetare, qoftë si pjesë e ushtrisë, kryqit të kuq, apo organizatave të tjera simotra që ndihmojnë njerëzit në nevojë".

Kujtojmë që në orën 3:55 të mëngjesit u shënua tërmet i fortë me forcë 6.4 ballë i shkallës Rihter. Fatkeqësisht dëmet janë të mëdha edhe në njerëz.

Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga