Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Luis Enrique u largua nga Barcelona, vetëm Ter Stegen i dha lamtumirën

Shkruar nga NEWSPORT

Luis Enrique u largua nga Barcelona, ndërsa u ul në stolin e katalansve për herë të fundit, fundjavën e kaluar.

Por, ajo që u ka bërë çudi mediave spanjolle ishte fakti se vetëm Ter Stegen i dha lamtumirën, Luis Enriques.

Falënderimin për nëntë tituj, mes tyre edhe Champions League, ish-trajnerit të Barçës ia dha vetëm portieri gjerman.

Spanjollja "AS" raporton se vetëm Andre ter Stegen i ka dhënë lamtumirën Enriques përmes rrjeteve sociale.

“E kam filluar karrirën te Barcelona me ju si trajner në vitin 2014. E drejtuat këtë ekip të mrekullueshëm drejt nëntë titujve në tri sezone, duke përfshirë tripletën: Një arritje e jashtëzakonshme”, shkroi në Instagram Ter Stegen, duke shtuar: "Jam krenar që kam punuar me ju. Faleminderit trajner për gjithçka. Ju uroi gjithë të mirat në kapitullin tuaj të ri dhe shumë lumturi së bashku me familjen tuaj. Faleminderit!”.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga