Bayern Munich i është rikthyer “pistës” Fisnik Asllani. Sipas “Fichajes”, klubi bavarez i është vënë seriozisht pas sulmuesit të Kosovës, i cili këtë sezon po bën mjaft mirë në Bundesligë me Hoffenheim.
I njëjti burim raporton se trajneri Vincent Kompany e ka bërë si “kërkesë paraprake” që në verë të ketë edhe shërbimet e shqiptarit. Asllani është një lojtar që i përshtatet lojës dhe skemave të tij, duke e bërë transferimin sa më të mundshëm.
Tashmë, drejtuesit bavarezë Max Eberl dhe Christoph Freund kanë nisur nga puna. Pritet të shihet nëse dyshja e Bayernit do ta bindin Hoffenheim për ta lënë të lirë 23 vjeçarin për një shumë që kënaq dy palët.
Këtë sezon, Asllani ka qenë fantastik. Deri më tani ai ia ka dalë që të shënojë 8 gola dhe të asistojë në 7 të tjerë.
