
Korçarët kanë lënë pas pushimet dhe prej disa ditësh iu janë kthyer përgatitjeve fizike për ndeshjen e parë në kampionat. Të drejtuar nga Andrea Agostineli, dje kanë qenë të plotë në stërvitje, por në analizën e zhvilluar, mësohet se janë ngritur tonet.
Tekniku italian ka "shpërthyer" kundër skuadrës për tre golat e pësuar, duke kërkuar vëmendje maksimale në këtë aspekt, i cili është dhe më i rëndësishmi për ekipin e tij. "Në ndeshjen kundër Kukësit shënuam mjaft raste, por shënuam vetëm një herë. Nuk na falen këto gabime", mësohet të ketë thënë në fillim të analizës trajneri.
"Ne shënojmë me pikatore dhe volumi i lojës që krijojmë është i barabartë me zero. Na kanë shënuar tre gola, shumë për një ekip kampion që pretendon të jetë sërish në krye", u ka thënë tekniku mes të tjerash futbollistëve që ka në dispozicion.