
Sot do të luhet java e 33-të e Kategorisë Superiore. 5 ndeshje, 10 skuadra që zbresin në fushë për të vendosur verdiktet e tyre. Me interes priten të mësoheshin edhe gjyqtarët që do të jenë në fushë për të vënë drejtësi. Newsport.al është interesuar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit për arbitrat që janë caktuar deri ditën e sotme, por ende Sektori i Gjykimit në FSHF nuk i ka zgjedhur.
Derbi i kryeqytetit është sfida që ngjall shumë interes, por me rëndësi është dhe përballja e Kastriotit me Teutën kryesuese. Në rrugë private, Newsport ka pasur biseda edhe me gjyqtarët e elitës të cilët ngrejnë supet dhe janë ende në pritje për të mësuar se ku do të jenë sot, gjithmonë nëse janë caktuar për të vendosur drejtësi në një nga 5 ndeshjet e Superiores.