
Kampioni në fuqi i Wimbledon,Novak Djokovic është vetëm një hap larg konfirmimit të tij në turneun e Wimbledon. ai në gjysmëfinale ka mposhtur 3 me 1 sete spanjollin Bautista Agut (6-2 4-6 6-3 6-2). Në ndeshjen e fundit, ditën e dielë ai do të përballet me fituesin e çiftit Roger Federer- Rafael Nadal.
"Ky ka qenë turneu i ëndërrave qe prej kur isha fëmijë, Kështu që të luaj në finale është një ëndërr e bërë realitet. Pavarësisht sa finale kam luajtur të luash në finalen e Wimbledon është diçka tjetër, kështu që përfundimisht do e shijoj këtë eksperiencë", tha 32-vjeçari pas fitores
Poll