Andy Murray ka fituar finalen kundër Novak Djokovic në Arena 02 të Londrës duke e mposhtur atë në setet 6-3 6-4. Ai i ka bërë të heshtin të gjithë ata që mendonin se nuk e meritonte të ishte numri 1 nëse nuk mposhte edhe serbin Djokovic
Skocezi i hekurt Murray shkarkoi të gjitha energjitë e tij dhe luajti një ndeshje me shpirt duke realizuar në total një paraqitje mbreslënëse falë së cilës tashmë është numri 1 në botë. Përpara një publiku entuziast i cili përjetoi çdo sekondë, Murray realizoi një ndeshje mjeshtërore.
Ishte Djokovic ai që u vu dhe ra në presionin e të qenurit më i miri pasi prej tij u panë gabime të pazakonta. Në fillim te pjesës së dytë ai bënte gabime të çuditshme aq sa e humbi toruan plotësisht dhe Murray përfitoi nga kjo çoroditje e kundërshtarit.
Murray e aprovon se e mbylli këtë vit të karrierës së tij me një fitore shumë të ëmbël. Askush nuk mund ta kundërshtojë faktin se skocezi është vërtet numri 1 në botë përveç fansave të Djokovic. Ishte presioni i pamëshirshëm i Murray që e shpërqëndroi Djokovic duke ia vënë në dukje të gjitha gabimet dhe duke fituar setet me vendosmëri.
Djokovic u tregua shumë altruist në përfundim të ndeshjes duke deklaruar:
“E meritoi fitoren. Luajti një lojë të pastër dhe ishte më i përgatitur. E uroj Andin dhe ekipin e tij për këtë vit të mrekullueshëm që patën”
Murray u shpreh se ishte shumë i lumtur për fitoren dhe se kishte punuar fort për tja arritur ëndrrës tij.
Andy Murray dhe Novak Djokoviç
Gruaja e Murrayt duke festuar fitoren