Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

TENIS

Carlos Alcaraz mposht Jannik Sinner dhe fiton titullin e parë në Romë: Krenar për mënyrën se si luajta

Shkruar nga NEWSPORT
Carlos Alcaraz mposht Jannik Sinner dhe fiton titullin e parë në
Carlos Alcaraz

Carlos Alcaraz i dha fund serisë prej 26 fitoresh të numrit një në botë, Jannik Sinner, me një fitore 7-6 6-1 në finalen e “Italian Open”. Sinner, shpresonte të bëhej fituesi i parë italian për meshkuj në këtë turne që nga Adriano Panatta në vitin 1976. Sinner kishte dy set-point në setin e parë, por goditi një top të kthyer me dorë jashtë e la Alcaraz, të lirohej nga pozita.

Spanjolli 22-vjeçar e shfrytëzoi plotësisht situatën me një lojë mjeshtërore në setin e dytë, duke vulosur titullin. "Jam shumë i lumtur që fitova titullin tim të parë në Romë, shpresoj se nuk do të jetë i fundit. Gjëja e parë që dua të them është se jam shumë i lumtur që e shoh Jannikun përsëri në këtë nivel të mrekullueshëm.

Jam i sigurt se nuk ishte e lehtë për të që të rikthehej pas tre muajsh dhe arritja në finale është diçka e çmendur, kështu që duhet ta përgëzoj. Krenar për veten time, me mënyrën se si iu afrova ndeshjes mendërisht. Taktikisht, mendoj se luajta mjaft mirë që nga pika e parë deri në të fundit”, tha Alcaraz.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga