
Elbasani mposhti Luzin me rezultatin e thellë 5-2 në Elbasan Arena duke vazhduar formën e mirë. Një ndeshje që u mbyll që në pjesën e parë ku u shënuan 4 gola. Lleshi 2 herë dhe Ardit Hoxhaj me Leo Melon do të likuidonin kavajazit në fraksionin e parë.
E dyta niste ashtu siçu mbyll e para, Hoxhaj do të shënonte golin e 5-të dhe më pas gjithçka ishte e lehtë për të menaxhuar fitoren. Megjithatë Çukça dhe Itodo do të shënonin 2 gola për 10 minuta, por që vlejnë vetëm për statistika.
Elbasani merr 3 pikët e rradhës dhe vijon presionin ndaj Bylisit për titullin kampion. Luzi vazhdon të mbetet në vendin e fundit.
Poll