
Rafael Nadal duket se nuk është i kenaqur me drejtuesit e turneut të Wimbeldone pasi ata e kanë përcaktuar spanjollin si numrin tre të turneut. Renditja në këtë turne është e ndryshme nga të tjerët dhe lidhur me këtë tenisti ka shprehur paqartësitë e tij.
"Është një gjë e zakonshme. Wimbeldon-i është i vetmi turne ku ata bëjnë çfarë të duan në këtë drejtim. Sidoqoftë nuk ka rëndësi nëse jam numri 2 apo 3, unë duhet të bëj më të mirën time që të fitoj ndeshjet e mia.
E vetmja gjë që nuk më duket e drejtë është që vetëm Wimbeldon-i e bën ketë, jo vetëm me mua por dhe me lojatrët e tjerë gjithashtu. Ata nuk e respektojnë statusin që çdo njeri prej nesh ka fituar gjatë sezonit", u shpreh ai dukshëm i bezdisur nga kjo gjë.