Vetëm 1 javë ka që është mbyllur merkatoja e janarit dhe tashmë ekipet përveç kampionatit dhe garave ku janë pjesëmarrës, kanë kthyer vëmendjen edhe nga merkatoja e verës. Drejtuesit punojnë shumë për të "pikasur" që tani lojtarët që do të përforcojnë ekipin e tyre në merkaton e ardhshme.
Në këtë mënyrë Erik ten Hag i ka të qarta idetë dhe ka të piketuar dy afrimet e rasdhës. Sipas mediave britanike bëhet me dije se “djajtë” po shikojnë më vëmendjen dy lojtarët e njohur të Premier League.
Bëhet fjalë për sulmuesin Michael Odise, i cili aktualisht luan me Crystal Palace. Sulmuesi pëlqehet nga Ten Hag, i cili ka dhënë “dritën jeshile” për të. Ndëkrohë lojtari i dytë është mbrotjësi i Everton, Jarrad Branthwaite.