Partizani luan sotë në stadiumin “Arena e Demave” në orën 16:00 ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Teutës. Të kuqtë kanë shansin më të madh për të festuar titullin e 17-të në historinë e klubit.
Kur janë një hap larg titullit skuadra e Partizanit nuk ka zgjidhur të festojë gjatës kësaj jave duke u përqërnduar të ndeshja vendimtare pasi edhe Teuta kërkon pikët e plota për t’u kualifikuar në Europë për sezonin e ardhshëm.
Giovanni Colella do ta ketë të gatshëm grupin e plotë për këtë sfidë, por gjatës kësaj jave kanë qenë 2 prej tyre të cilat kanë shfaqur probleme. Bëhet fjalë për Telushin dhe Hadroj, por pavarësisht problemeve asnjëri prëj tyre nuk pritet të mungojë. Colella pritet të luajë me skemën e zakonshme për këtë sfidë me rreshtimin 3-5-2.
Nga ana tjetër Edi Martini pritet ti përgjigjet thuasje me të njëjtën skemë duke aktivizuar më të mirët në dispozicion. I vetmi ndryshim nga të kuqtë pritet të jetë vendosja e Kallakut pas dy sulmuesve Lorenco Vila dhe Grudës.
FORMACIONET E MUNDSHME:
Partizani (3-5-2): Rexhepi, Telushi, Sota, Preka, Hadroj, Murataj, Matondo, Rrapaj, Anaskoski, Da Silva, Mba
Teuta (3-4-1-2): Qirko, Goxha, Jazxhi, Kotobelli, Marku, E. Vila, Beqja, Kuro, Kallaku, L. Vila, Gruda