Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Teknologjia në futboll, Javier Zanetti: Duhet të bëhet akoma më shumë

Shkruar nga NEWSPORT
Teknologjia në futboll, Javier Zanetti: Duhet të bëhet akoma

Në dekadën e fundit, futbolli pësoi një revolucion teksa teknologjia u bë pjesë tepër e rëndësishme e lojës. Fillimisht me Goal Line Technology që përcaktonte nëse topi ka kaluar vijën e portës apo jo deri te VAR së fundmi.

Pavarësisht kësaj, episodet dhe polemikat nuk kanë munguar edhe në nivelet më të larta të futbollit. I fundit ishte në Europianin e 21-vjeçarëve ku Italia pa t’i mohohej një gol i rregullt nga Franca që ndikoi në humbjen e ndeshjes.

Zëvendës-presidenti dhe legjenda e Interit, Javier Zanetti, foli për Planetwin365.news për teknologjinë në futboll. Ai u shpreh se duhet të bënte akoma më shumë dhe se ka ende për të mësuar.

“Edhe më shumë mund të bëhet për përdorimin e teknologjisë dhe ne kemi ende shumë për të mësuar, por mendoj se zbatimi i saj është thelbësor, për shembull, në një turne i rëndësishëm si Europiani U21, nisur nga problemet e ngritura”, tha Zanetti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga