Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tek PARTIZANI nuk kanë fund "hallet", të kuqtë "sakatohen" pas eliminimit nga Kupa

Shkruar nga NEWSPORT
Tek PARTIZANI nuk kanë fund "hallet", të kuqtë

Partizani zhvilloi ditën e djeshme në "Elbasan Arena" sfidën e kthimit në Kupë ndaj Besëlidhjes, e cila përfundoi me rezultatin 3-1. Në këtë mënyrë të kuqtë u kthyen në Tiranë të eleminuar, pasi lezhjanët në ndeshjen e parë kishin fituar 3-0. Një eleminim i cili i shton hallet e Kampionëve në fuqi teksa janë futur totalisht në krizë.

Përveç eliminimit nga Kupa tekniku Sormani mund të humbasë dhe një nga mbrojtësat kryesor të tij, Deian Boldor. Shtatlarti ka dal duke çaluar nga ndeshja e djeshme dhe la ekipin e tij me 10 lojtarë pasi Sormani nuk kishte më zëvendësime në dispozicion. Dëmtimi mund t'i ketë prekur pjesën e kaviljes dhe kjo e bën më të rëndë situatën. Në kampin e kuq e presin me ankth vlerësimin që do t'i bëjë stafi mjekësor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga