Milan është duke vuajtur jo pak në Seria A, teksa renditet në mes të tabelës dhe larg objektivit Champions. Me ardhjen e trajnerit të ri Pioli por edhe ndryshimeve që priten të ndodhin në skuadër, shumë lojtarë të kuqezinjve do të dalin në merkato.
I pari që duket se tashmë nuk ka më vend tek kuqezinjtë është Ricardo Rodriguez. Pas formës të mirë të treguar nga Theo Hernandez, zviceriani nuk ka gjetur më hapësira me fanelën kuq e zi dhe në këtë mënyrë pritet të jetë në listën e transferimeve këtë janar. I ardhur në “epokën kineze” me drejtues Massimiliano Mirabelli, Rodriguez vlerësohet jo më pak se 15 milion euro.
Për mbrojtësin e krahut interes të lartë ka shfaqur, Wolsburg, Shalchke por edhe Fiorentina.