Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Përballen me Rumaninë, Domenico Tedesco: Nuk duam barazim, Belgjika ime luan për fitore

Shkruar nga NEWSPORT
Përballen me Rumaninë, Domenico Tedesco: Nuk duam barazim, Belgjika
Domenico Tedesco

Belgjika do të luajë ditën e sotme ndeshjen e fundit të Grupit E të Euro 2024. Skuadra belge do të përballet ditën e sotme me Ukrainën në stadiumin “MHPArena”, të Shtutgartit, sfidë e cila do të startojë në orën 18:00.

Në prag të kësaj sfide ka folur pikërisht trajneri i belgëve, Domenico Tedescso. Ky i fundit thotë se nuk do të futen në fushë për barazim edhe pse ky rezultat mund t’i kualifikojë për më tej. Tekniku i Belgjikës thekson se ekipi i tij futet në fushë vetëm për fitore.

“Kundërsulmet janë një forcë e natyrshme e Ukrainës për shkak të ritmit të tyre me lojtarë si Sudakov, Mudryk apo Dobvyk. Ata pëlqejnë të kenë topin dhe ta kontrollojnë atë. Ata kanë shumë zotërim dhe një lojë të mirë pozicionale. Ukraina i ka hapur probleme të gjithëve, madje edhe skuadrave si Anglia, Italia dhe Gjermania.

Nuk mund t’ju them recetën për të nxjerrë një ndeshje në barazim, sepse ne luajmë vetëm për të fituar. Nuk do të shqetësohemi për llogaritë, ne duam të fitojmë. Nëse bëhet fjalë për 10 minutat e fundit apo diçka e tillë, ne e dimë se çfarë të bëjmë për të ruajtur një rezultat, por ne do të synojmë ta fitojmë atë”, është shprehur Tedesco.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga