Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Tebas nuk i del inati me Premier League: Shpenzojnë miliarda por trofet vijnë në Spanjë

Shkruar nga NEWSPORT
Tebas nuk i del inati me Premier League: Shpenzojnë miliarda por trofet

Presidenti i Federatës Spanjolle, Javier Tebas, në një intervistë për mediat vendase i është rikthyer sulmeve të Premier League. Tebas beson se shpenzimet e anglezve janë të padrejta dhe nuk ngurron t’i thumbojë me trofet e fituara nga spanjollët.

“Klubet tani janë në duar të pasanikëve, njerëz që me një çek pompojnë para të freskëta për klubet e tyre duke fryrë merkaton dhe duke bërë futbollin të paqëndrueshëm ekonomikisht. Këtë verë Premier League shpenzoi 2.3 miliardë euro për blerje dhe shiti 1.9 miliardë. Një bilanc negativ i turpshëm prej plot 1.2 miliardë eurosh. La Liga regjistroi një bilanc negativ prej -50 milionë ndërsa Bundesliga +50 milionë, Ligue 1 +96 milionë dhe Serie A +24 milionë. Ndërkohë Premier League i lejon vetes të humbasë më shumë se 1 miliardë euro.”- tha kreu i La Liga.

Ps nxjerrjes së shifrave, Tebas nuk ngurron të thumbojë anglezët me krenaritë sportive spanjolle. “Anglezëve ju kujtoj një gjë. 36 tituj europian kanë fituar skuadrat spanjolle në këtë shekull ndërsa ato angleze, vetëm 13.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga