Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Të vetmit në Evropë, kampionati shqiptar i futbollit mban "rekordin"

Shkruar nga NEWSPORT
Të vetmit në Evropë, kampionati shqiptar i futbollit mban

Pandemia e Covid-19 paralizoi për afro 3 muaj edhe futbollin, ndërsa të shumta janë shtete që i janë rikthyer lojës më të ndjekur në planet. Një gjë të tillë ka bërë edhe vendi ynë, ndrësa ndryshe edhe nga vendet fqinje apo ato evropiane, lojtarët, stafet dhe personat e angazhuar në mbarëvajtjen e lojës, nuk iu janë nënshtruar testeve.

Përjashtim bën Bylis, që pas rastit të djeshëm pozitiv të futbollistit Qardaku, i gjithë stafi dhe lojtarët kanë bërë tamponin, që për fat rezuluan negative. Në kushtet kur në Kosovë apo Maqedoni ka pasur lojtarë të infektuar, zbuluar kjo nga testet, Shqipëria duket se është ndër të paktat vende në Evropë që nuk ia doli të sigurojë teste për lojtarët apo stafet, kësisoj duke mbajtur një "rekord". Futbolli i elitës rinis sonte me pesë duele, ndërsa fundjava rikthen edhe ligat më të ulëta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga