Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Te PARTIZANI ka rekordmenë, Hoxha dhe Belica i lënë "targën" të tjerëve

Shkruar nga NEWSPORT
Te PARTIZANI ka rekordmenë, Hoxha dhe Belica i lënë

Alban Hoxha dhe Egzon Belica janë dy futbollistët e Partizanit që janë aktivizuar rregullisht te Partizani. Të dy lojtarët e kanë nisur gjithmonë si titullar duke mbyllur të plota 90 minutat. Si "gardiani" i kuq, ashtu edhe qendërmbrojtësi janë dy lojtarët me formën më konstante të kampionëve.

Hoxha është siguri më vete në katërkëndësh, ndërsa Belica me punën e tij ka arritur të krijojë një prapavijë solide. Ai është aktivizuar në 12 ndeshje duke luajtur plot 1080 minuta. Deri më tani qendërmbrojtësi ka arritur të realizojë 2 gola, kundër Skënderbeut në Tiranës dhe ndaj Flamurtarit në barazimin e fundit 1-1 në Vlorë.

29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut u afrua te Partizani në janarin e sezonit 2017-2018, kur në krye ishte Sulejman Starova. Shtatlarti arriti të fitonte shumë shpejt vendin e titullarit duke u shndërruar në një nga futbollistët kryesorë të kryeqytetasve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga