Rafael Leao është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së Milan, me të cilin tashmë drejtuesit prej kohësh po tentojnë të rinovojnë kontratën. Akoma nuk ka një marrëveshje mes palëve për këtë, por duket se tashmë kuqezinjtë nuk do të presin shumë.
Sipas mediave italiane raportohet se drejtuesit i kanë vendosur tashmë ultimatul portugezit për rinovimin e kontratën. Në këtë mënyrë drejtuesit i kanë dhënë mundësi lojtarit që brenda 10 apo 15 ditësh të marrë një vendim përfundimtar.
Te Milan kërkojnë që çështja për rinovimin e kontratën me sulmuesit të marrë fund përpara ndeshjes çerekfinale me Napolin në Champions League.
Poll