
Edon Zhegrova është kthyer në pikën kyçe të repartit ofensiv tek ekipi i Lille. Klubi francez e shikon Zhegrovën si yllin e ekipit, teksa për këtë të fundit nuk mungojnë ofertat as nga skuadrat “BIG” të Europës.
Pas skuadrave në Francë dhe Angli, tashmë edhe në Gjermani kanë interes për shërbimet e Zhegrovës. Nga mediat gjermane bëhet me dije se Borussia Dortmund është futur seriozisht në garë për të siguruar shërbimet e shqiptarit.
Më parë 24-vjeçari është shprehur se e kishte ëndërr të luante në Bundesligë, teksa duket se ka ardhur momenti për të. Por nuk do të jetë e lehtë për verdhezinjtë, pasi Lille kërkon të paktën 20 milionë euro për sulmuesin e Kosovës.
Kujtojmë që Zhegrova këtë sezon është në super formë, ku në 25 ndeshje të luajtura, nga krahu i tij kanë ardhur 6 gola dhe 7 asistime. Ndërsa me francezët është në kontratë deri në vitin 2026.