Kukësi vazhdon sërish me një merkato me profile të ulëta që mund të shpërthejnë në skenën e Superiores. Verilindorët zhvilluan në verë një merkato kryesisht nga Kategoria e Parë dhe strategjia vijon të jetë e njëjtë edhe në janar.
Kukësi mori nga skuadra e Tomorit, mesfushorin Plarent Fejzaj i cili ka shkëlqyer duke qenë ndër më të mirët e elitës për pozitën e tij. Të kënaqur me produktin e beratasve, drejtuesit kuksianë dëshirojnë të marrin një tjetër futbollist.
Portieri Kristian Rroku sapo ka mbyllur kontratën e tij me Tomorin ku ishte titullar në të gjitha ndeshjet dhe, siç raporton ‘Futbolli në Shqipëri’, ka arritur akordin me Kukësin. Një zëvëndësues, por pse jo edhe një rival për kapitenin Angelos Tafas.
[caption id="attachment_718774" align="alignnone" width="723"] Kristian Rroku[/caption]