Edhe pse minutat nuk kanë qenë të shumta për Kristjan Asllanin, mesfushori elbasanas është mjaft i rëndësishëm në skuadrën e Interit.
Një gjë të tillë e lë të nënkuptuar Beppe Marotta. Drejtori i Interit ka folur për mediat ku ka treguar arsyen e largimit të Sanchez dhe Vidalit, ndërsa u ndal te politikat e klubit.
“Sanchez nuk ka qëndruar për arsye ekonomike. Ne donim të ulnim pagat. Ju siguroj se nuk kishte të bënte me kërkesat e trajnerit.
Ndërsa për Vidalin, largimi i tij ishte prej moshës. Politikat tona sportive parashikojnë përfshirjen e lojtarëve të rinj siç është Kristjan Asllani, një djalosh i lindur në vitin 2002”.
Poll