Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Të huajt drejt largimit nga Flamurtari, pas Radoviç dhe Lukiç, zbulohet emri i radhës...

Shkruar nga NEWSPORT

Ivan Galiç pritet të jetë largimi i radhës nga Flamurtari. Pas Lukiç që ndërpreu kontratën pak javë më parë dhe Radoviç, për të cilin mungon vetëm zyrtarizimi, tashmë edhe mesfushori kroat do të jetë i treti futbolist i huaj, që largohet nga vlonjatët në këtë merkato dimri.

Edhe pse nuk ka ende diçka zyrtare, newsport.al mëson se drejtuesit e klubit të Flamurtarit po kërkojnë një mesfushor të djathtë nga jashtë kampionatit shqiptar, pikërisht në pozicionin e Galiç.

21-vjeçari nga Kroacia ndodhet në vendlindje për pushime. Galiç ka luajtur 17 ndeshje me Flamurtarin në Superligë, vetëm 8 si titullar, por paraqitjet e tij duket se nuk kanë bindur, duke detyruar drejtuesit të marrin një vendim përfundimtar për të ardhmen e kroatit që erdhi si përforcim i merkatos së verës.

Galiç do të jetë largimi i tretë nga lojtarët e huaj të Flamurtarit dhe i katërti në total, pas largimit të Nertil Hoxhës, për të cilin newsport.al raportoi sot, se ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin bregdetar.

[caption id="attachment_70485" align="alignnone" width="960"]ivan Ivan Galic[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga