Në Euro 2016 nuk janë vetëm futbollistët, që tërheqin vëmendjen, por edhe të fejuarat dhe bashkëshortet e tyre. Ato nuk u shpëtojnë objektivave të fotografëve dhe bëhen shumë popullore në rrjetet sociale. Kështu ka ndodhur edhe me tifozen e Shqipërisë, Rike Roçin, pas fotove të saj në stadium e Marsejës gjatë ndeshjes Francë-Shqipëri. Shtypi italian shkruan se tashmë janë të gjithë të çmendur pas “WAGS”-it nga Shqipëria, që është e lidhur me mbrojtësin e Napolit Elseid Hysaj, por ky është një spekulim në fakt. Në shkrim përmendet fakti se ish-banorja e “Big brother Albania” është bërë personazh brenda pak orësh me fotot e publikuara gjatë ndeshjes së Shqipërisë me Francën në Marsejë.