Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Te Flamurtari "vlon" situata, Sinan Idrizi paralajmëron largime

Shkruar nga NEWSPORT
Te Flamurtari "vlon" situata, Sinan Idrizi paralajmëron largime

Flamurtari nuk mund të jetë kurrsesi i qetë. Me vetëm një pikë në gjashtë javë të luajtura, vlonjatët kanë nisur ta shohin skuadrën një kategori më poshtë për sezonin tjetër. Barazimi në shtëpi ndaj Laçit (3-3) nuk solli gjendjen pozitive të shumëpritur pasi të shtunë në Ballsh, ekipi u shkërmoq 5-0 nga Bylis.

Kjo gjendje e rënduar, si sportive, administrative apo edhe financiare kanë bërë numrin një të klubit që të ngrejë tonet në mbledhjen e grupit. "Ose mblidhuni ju, ose do t'iu mbledh unë", ka shtuar ndër të tjera Idrizi. Gjithashtu, ai ka bërë më dijë se do të ketë largime, nëse situata nuk ndryshon pasi stafi teknik dhe lojtarët janë duke shkelur fanelën e Flamurtarit.

Kritika të shumta ka pasur edhe për stafin teknik, lidhur kjo me skemën e lojës në Ballsh. A rrezikon stolin Sadedini? Kjo pritet të shihet në vijim gjatë javës. Flamurtari pret këtë fundjavë në shtëpi Tiranën, të shtunën në orën 14:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga