Real Madrid ka prezantuar sot mesfushorin e talentuar, Aurelien Tchouameni. 22-vjeçari erdhi nga skuadra e Monaco dhe Real Madrid, ka paguar plot 80 milionë euro për kartonin e tij, si dhe 20 milionë do të paguhen më vonë te Monaco në formë nëse përmbushen disa objektiva. Tchouameni foli sot para mediave si madrilen, duke zbuluar edhe një bisedë interesante me Kylian Mbappe.
“Kjo është një ëndërr për mua, të bëhem pjesë e klubit më të mirë në botë. Do të punojmë shumë për të fituar më shumë trofe, të rritim historinë e këtij ekipi. Është ë e vërtetë që kisha mundësinë që të zgjedhja por kur mësova se ishte i interesuar Reali, nuk kisha dyshime për asnjë sekondë.
Dua të lë shenjë në historinë e futbollit dhe nuk ka ekip më të mirë për ta bërë një gjë të tillë se Real Madrid. Kylian Mbappe vendosi të qëndronte në Paris, duke e ditur që unë me shumë siguri do të largohesha nga Monaco.
Ai donte të dinte nëse mund të shkoja te PSG, por i thashë që opsioni im i parë ishte Real Madrid. Gjë të cilën e kuptoi shumë mirë. Unë vij tek ekipi më i mirë në botë dhe nuk kam frikë nga konkurrenca. Duhet të tregoj cilësitë e mia dhe kam shumë dëshirë ta bëj një të tillë”, u shpreh Tchouameni.