
Hajrulla Tola ka folur pas kualifikimit të Tiranës në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Talenti i ekipit bardheblu e nisi si titullar kundër Kastriotit.
Krutanët u eleminuan, ndërsa 18-vjeçari ra në sy për formën e mirë. Në prononcimin e zakonshëm për Oversport, mesfushori deklaroi:
“Ndjesia? Ishte ndjesi mjaft e mrekullueshme do jap maksimumin, do punoj fort në stërvitje.
Synimi? Të luaj ekipin e parë dhe pse jo në Europë.
Tani për momentin s’është se kam ndonjë shembull që dua të ndjek. S’e kam menduar ndonjëherë. Më pëlqen shumë Luka Modriç”, tha ai.
Poll