Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Takaj – tifozëve: Mos u merakosni, ju tregoj “Skënderbeun e Ri”

Shkruar nga NEWSPORT
Takaj – tifozëve: Mos u merakosni, ju tregoj “Skënderbeun

Ditët e fundit nga korçarët janë larguar disa lojtarë kryesorë, ku sot Kristi Vangjeli ka firmosur në Rumani, ndërsa Renato Arapi është bërë pjesë e Partizanit. Sa i përket Bekim Demës, ai është tashmë pjesë e Kukësit dhe më i rëndësishmi, Bledi Shkëmbi e ka lënë futbollin. Gjithashtu, Renatinjo dhe paraguajani Angel Orue kanë lënë kampionët në fuqi.

Por, presidenti i bardhekuqve pas momentit final, pezullimit të vendimit të UEFA-s për pjesëmarrjen në Champions League, dëshiron të qetësojë tifozët përsa i përket grupit të lojtarëve. Ai pohon se të gjithë duhet të rrinë të qetë dhe se janë marrë masat për ndërtimin e skuadrës që do të përfaqësojë qytetin e Korçës në kompeticionet Europiane dhe në kampionatin e ardhshëm të futbollit në vend.

Të gjithë të rrijnë të qetë, iu them tifozëve se lojtarët e larguar do të zëvendësohen me të tjerë që kanë pothuajse të njëjtin potencial me ata që tashmë nuk janë pjesë e ekipit tonë. Do të jetë skuadër më e fortë, pasi i kemi kontaktuar lojtarët që na duhen për të ardhmen”, shprehet Takaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga