
Mbrojtësi i Skënderbeut Tefik Osmani shpoesh herë ka bërë dallimin me shokëve, ai këtë herë ka premtuar për të gjithë tifozët, se në rast kualifikimi, premion e premtuar nga presidenti Ardjan Takaj do e ndajë me tifozët. Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari nëpërmermjet një statusi në Facebook.
Kaq është dashur dhe tifozët korçarë janë "hedhur" në sulm duke bërë llogaritë. I pari ka qenë Ilir Vrenozi, i njohur për të gjithë si "bosi" i Korçës, i cili ka përshëndetur këtë vendim të Osmanit. Në një postim të bërë në faqen e futbollistit, Vrenozi ka vlerësuar gjestin e lojtarit, duke bërë "tag" dhe presidentin Ardjan Takaj në foton e postuar. I pyetur nga ndjekësit, se si do ndahet shuma e Osmanit, "bosi" i Korçës ka dhënë mendimin e tij, duke u shprehur: "Ndarja të bëhet me short", kuptohet, përgjigja e dhënë nga Vrenozi ka ardhur në formën e shakasë, pasi njihet për humorin e tij në rrjetet sociale, duke mos e lënë dhe këtë herë rastin të tregojë se këtë dhunti, kuptohet edhe të fitojë sadopak, pasi ai është një ndër tifozët më të zjarrtë të Skëndrbeut dhe e meriton një pjesë të premios së Tefik Osmanit.
[gallery columns="1" size="full" ids="138062"]
[gallery columns="1" size="full" ids="138063"]