Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

Synojnë titullin kampion, shkodranët prezantojnë superekipin

Shkruar nga NEWSPORT
Synojnë titullin kampion, shkodranët prezantojnë superekipin

Në Shkodër dinë sesi t'i japin rëndësi sportit dhe jo vetëm futbollit. Këtë edicion, sporti në kryeqendrën e veriut ka pasur një ecuri të mirë. Nga Vllaznia e futbollit deri te djemtë e koshit, kanë ngritur adrenalinën në një qytet që e ka sportin në ADN. Ekipi i djemve në basketboll është duke kaluar një periudhë të mirë, teksa në tre javët e para të kampionatit ka siguruar po aq fitore, duke kryesuar tabelën e klasifikimit me gjashtë pikë. Kjo ecuri fantastike ka bërë që përkrahja të jetë e madhe në pallatin e sportit "Qazim Dervishi", aqsa shkallët të duken të pamjaftueshme për tifozerinë.

Së fundmi, shkodranët kanë prezantuar zyrtarisht edhe ekipin që do t'i përfaqësojë këtë edicion në Superligën e meshkujve. Në ekip bien në sy emra si Ulqinaku, Shestani, Lekndreaj, Bektashi etj, pa harruar këtu edhe lojtarët e huaj që i kanë dhënë një dorë ekipit. Kujtojmë se nesër në orën 18:00 shkodranët do të përballen në ligën Ballkanike si pritës me Ibar Rozaje, duke synuar vetëm fitoren.

Tags:

BASKETBALL

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga