Shqipëria u ndal në një barazim pa gola me Ishujt Faroe por kuqezinjtë marrin një pikë që i siguron kryesimin e grupit dhe vazon e dytë në shortin e Euro 2024. Trajneri Sylvinho foli për mikrofonin e Supersport pas ndeshjes dhe u shpreh kështu:
“Luajtëm ndaj një skuadre të vështirë, kanë bërë ndeshje të mira. Kanë humbur por luajtën mirë. Kemi pak kohë për t’i stërvitur dhe nuk është kollaj të ndryshosh skemat. 30 minutat e fundit mund të luanim me 2 sulmues, por ishte një kundërshtar i fortë. Ndeshje e vështirë për t’u interpretuar. Supremaci për stilolapsin që mbaj në dorë? (Qesh) Jo. Herë pas here mbaj shënime me stilolaps dhe kjo më ndihmon të ruaj tensionin.”