
Radja Nainggolan ka mbërritur pak minuta më parë në Milano. Ishi i Romës është gati për aventurën e re me zikaltërit e Interit për sezonin e ri. Mesfushori belg ka lënë hotelin ku ishte akomoduar ditën e sotme për tu përshëndetur me tifozët e klubit të tij të ri.
Banderola dhe brohoritje të shumta nga tifozët ziklatër të cilët janë shprehur të lumtur për arritjen e këtij akordi me mesfushorin belg.
Për mikrofonin e "SkySport", Nainggolan është shprehur: "Unë jam i kënaqur. Tifozët të lumtur? Shpresoj që të më mbështesin në këtë mënyrë edhe kur unë të zbres në fushë".
[gallery columns="1" size="full" ids="250165"]
Poll