
U duk sikur do të mbyllej me një fitore bindëse, por në fakt nuk ka rezultuar e tillë. Shkupi është ndalur në një barazim 3-3 me skuadrën e Pyunik Yerevan të Armenisë. Vendasit kanë kaluar në avantazh në minutën e 4 me penallti me anë të Vardanyan, mirëpo Shkupi ka reaguar menjëherë me anë të Bajramit. Më tej, Ilieski ka shënuar edhe të dytin për maqedonasit, e ndërsa Bajrami ka shënuar edhe golin e 3, dhe të dytin personal në minutën e 60-të.
Kur u duk se gjithçka po shkonte drejt fundit, vendasit janë zgjuar dhe Zhestokov në minutën e 80-të ka hapur ndeshje, duke shënuar golin e dytë, ndërsa 5 minuta më vonë, Manucharyan ka barazuar dhe 90 minutëshi i parë është mbyllur me rezultatin 3-3. Ndeshja e radhës do të luhet në javën e ardhshme.