Elbasani ka triumfuar në shtëpi përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 3-0 në favor të vendasve.
Edhe pse verdheblutë mbeten me 10 lojtarët që prej minutës së 21-të pas daljes me karton të kuq të kapitenit Musta, ata ia dolën që të bënin një lojë “model”.
Goli i parë u shënua në minutën e 56-të me Ze Gomes. Portugezi ktheu në gol një penallti, e cila u përsërit për shkak të vendosjes në mënyrë të gabuar të portierit Pano Qirko në vijën e portës.
Për golin e dytë mendoi Blaise Tsague në minutën e 88-të, ndërsa për të vulosur këtë sfidë duhej Klevi Kasa, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 93-të, duke hedhur “knock-out” të kuqtë.
Kështu, Elbasani rimerr vendin e dytë duke shkuar në kuotën e 56 pikëve, 3 më pak se Vllaznia kryesuese. Në krahun tjetër me 44 pikë, Partizani mbetet në vendin e pestë, jashtë “Final Four”, edhe pse me pikë të barabarta me dinamovitët, por diferencën e bën golavarazhi.
Elbasani 3 – 0 Partizani (Ze Gomes 56', Tsague 88', K.Kasa 90+3')
“Abissnet Superiore”: Java 31-të
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Olsion Yzeiraj
FORMACIONET ZYRTARE:
ELBASANI: Totoshi, Loukili, Lajthia, Ibrahim, Kasa, Manellari, Ze Gomes, Azemovic, Musta, Boye, Lila. Trajner: Ivan Gvozdenovic.
PARTIZANI: Qirko, Janjeva, Bytyçi, Isgfandarli, Human, Murataj, Toma, Buxhelaj, Sembene, Sidibe, Qaka. Trajner: Realf Zhivanaj.
NDESHJA:
90+7' Mbyllet 3-0 ndeshja.
90+3' GOL ELBASANI! Shënon Klevis Kasa.
88' GOL ELBASANI! Shënon Tsague.
56’ GOL ELBASANI! Pano Qirko pret penalltinë e parë të goditur nga Ze Gomes, por këmba kaloi vijën para kohe. Penalltia përsëritet, Ze Gomes nuk fal.
46' Nis pjesa e dytë.
45+3' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
45' Kundërsulm vrastar nga Partizani, Totoshi përsëri protagonist.
32' Tjetër rast për të kuqtë, Totoshi ua mohon sërish golin.
24' Tensione nga tifozët e Elbasanit, kapiteni i "ri" Kasa shkon të komunikojë me ta.
21' Sidibe u nis drejt portës, Musta ndërhyn ndaj tij. Pas rishikimit në VAR, kapiteni i Elbasanit ndëshkohet me karton të kuq.
4' Sidibe i afrohet golit, Totoshi bën heroin.
3' Aksion model nga Elbasani, Lila godet, por Partizanin e shpëton fati.
1’ Shkelmohet topi i parë, nis dueli mes Elbasanit dhe Partizani.
