
Andreas Christensen erdhi te Barcelona si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Chelsean në verën e fundit. Mbrojtësi danez është kthyer në një nga lojtarët kyesor të trajnerit Xavi dhe Barcelonës teksa janë mbrojtja më e mirë në kampionatet kryesore. Trajneri i tij te Danimarka, tha se ai është një nga më të mirët në botë ndërsa vetë shtatlarti tregohet modest në konferencën e djeshme për shtyp.
“Trajneri im në Kombëtaren e Danimarkës më tah se jam një ndër mbrojtësit më të mirë në botë, nëse jo më i miri. Unë nuk e shoh kështu. Reparti defansiv te Barcelona ka pësuar vetëm 9 gola deri tani dhe kjo është sepse ne jemi një skuadër me një përgatitje të mirë taktike.
Spanishtja ime po përmirësohet dita ditës. Më pëlqen shumë qyteti i Barcelonës, është një atraksion për futbollistët, ka male, plazhe, ushqim fantastik. Më pëlqen të jetoj këtu.”-tha mbrojtësi.