Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Supersfida/ Dy titullarë të Kukësit në dyshim për Skënderbeun, rikthehet sulmuesi

Shkruar nga NEWSPORT
Supersfida/ Dy titullarë të Kukësit në dyshim për

Të shtunën në Korçë do të luhet supersfida e javës së 8-të e Superligës mes Skënderbeut vendas dhe Kukësit që do të kërkojë të "rrëmbejë" rezultat pozitiv nga kjo përballje dhe të ruajë të paprekur kolonën e humbjeve në renditje.

Por, për verilindorët janë në dyshim dy mesfushorët, Edon Hasani dhe Bedri Greca, të cilët u stërvitën veçmas ditën e djeshme.

Të dy lojtarët e Kukësit kanë ndjerë shqetësime me dëmtimet, ndërsa do të shihet sot nëse do të jenë të gatshëm për t'u stërvitur me ekipin, në të kundërt, trajneri Gjoka duhet të bëjë gati zëvendësuesit e tyre.

Por, një lajm i mirë për Kukësin vjen nga Izair Emini, sulmuesi që ka munguar në tri ndeshjet e fundit për arsye shëndetësore dhe që ditën e djeshme ka kryer stërvitje me grupin. Do të llogaritet për takimin kundër Skënderbeut.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga