Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Superpremio për të mundur Partizanin, ja plani sekret në Kukës

Shkruar nga NEWSPORT
Superpremio për të mundur Partizanin, ja plani sekret në

Lojtarëve u është thënë se duhet të bëjnë gjithçka për të mundur Partizanin dhe për më tepër ka dhe një plan sekret që ende nuk i është komunikuar. Futbollistëve do tu vendoset një superpremio për të kaluar me sukses këtë sfidë. Burime për newsport.al tregojnë se drejtuesit e Kukësit kanë rënë dakort për të akorduar një motivim ekstra për skuadrën.

Të shtunën në orën 14:00 Kukësi pret Partizanin në “Zeqir Ymeri” dhe kjo sfidë shikohet si një mundësi për të hyrë në grupin e skuadrave që garojnë për titull. Për të shkuar atje duhen kaluar të kuqtë.

Të njëjtat burime tregojnë se bëhet fjalë për 30 milionë lekë (të vjetra) premio që do ti vendoset lojtarëve për të marrë tre pikët ndërkohë që mësohet se futbollistëve u është kërkuar të japin shpirtin dhe se ky takim po përgatitet si finale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga