
Interi do të luajë përballë Lazios mbrëmjen e nesërme në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Italisë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “KSU Stadium” në Riad, do të startojë në orën 20:00.
Një ditë para kësaj sfide, si shpeshherë që flet mbi futbollin italian, ka thënë fjalën e tij Fabio Capello. Ish-trajneri italian është shprehure se Interi duhet t’i frikësohet Lazios për këtë përballje. Përsa i përket kampionatit, Capello thotë se Milani e ka të komplikuar, por mund të shpallet kampion.
Inter-Lazio? – “Për Interin do të jetë një sfidë e vështirë, pasi Lazio po kalon një moment të mirë. Sarri qan me të drejtë sepse të gjithë e dimë se Interi është ekip më i fortë. Por them me bindje se Lazio është kundërshtari nga i cili Inzaghi duhet të ketë frikë”.
Milani dhe titulli kampion? – “Ekipi i Milanit duhet të mendojnë për fitoren pasi janë shumë prapa Juves dhe Interit me pikë. Milani mund ta fitojë titullin kampion, mund të bëhet. Por është e komplikuar”.