
Luftëtari-Teuta 1-0 (FT)
(Rapo 32')
Stadiumi "Luftëtari"
Ora 14:00
Luftëtari: Ruçi, Demo, Rapa, Koconis, Neziri, Ramadani, Aleksi, Rapo, Fili, Xhekson, Dunga Trajner: Julian Ahmataj
Teuta: Hidi, Frashëri, Bicaj, Arapi, Hakaj, Sidibe, Traore, Kallaku, Kamara, Progni, Bushiç Trajner: Bledi Shkëmbi
Komenti minutë pas minute:
90'+4- Luftëtari shkakton befasinë e javës së 23-ë. I shkakton humbje të hidhur Teutës.
90'+1- Luftëtari fiton minuta loje me zëvendësimin e Rapos.
90'-Arbitri i katërt akordon 4 minuta shtesë.
84'-Latif provon vetë të shënojë, por goditja shkon në qendër të portës së Teutës.
72'- Progni bën çmendurinë. Ruçi kupton krahun dhe pret penalltinë.
71'-Penallti për Teutën. Dunga ndërhyan nga pas Bicajt
62'-Goditje këndi për Teutën.
53'- Shkëmbi forcon sulmin. Busic do të luajë bashkë me Amadu Latif.
52'- Aleksi kapet me Camara. Arbitri u tërheq vërejtje të dy lojtarëve.
46'- Fillon pjesa e dytë. Teuta rinis lojën.
45'+2- Pjesa e parë mbyllet me polemika dhe ankth. Luftëtari kryeson, por Teuta kapet pas "penalltive".
40'- Lojtarët e Luftëtarit ngatërrohen me njëri-tjetrin dhe falin golin që do të mbyllte sfidën.
32'- Teuta thyhet. Donald Rapo ndëshkon durrsakët dhe hap festën për tifozët.
22' - Progni rrëzohet brenda zonës së Luftëtarit. Proteston për penallti, por kryesori vazhdon lojën.
10'- Teuta nuk shënon në rast të volitshëm. Camara gjuan keq përballë Ruçit.
8'- Teuta jep shkëndijen e parë. Rapa bën ndërhyrje vendimtare ndaj Camara.
3'- Ndalohet ndeshja. Rrapo lëndohet, por rikthehet në fushë.
1'- Starton takimi i dytë i javës së 23-ë. Topin e parë e shkelmon Luftëtari.