
Një lajm i rëndësishëm ka ardhur për Milanin ditën e sotme. Në stërvitjen e mëngjesit janë paraqitur dhe Ismael Bennacer dhe Fikayo Tomori. Dy titullarët i janë bashkangjitur pjesës tjetër të grupit dhe po stërviten rregullisht.
Ata do të jenë të gatshëm për Piolin të martën kundër Tottenham. Mesfushori dhe mbrojtësi kanë munguar ndeshjet e fundit për Milan dhe boshllëku që ata kishin lënë është ndjerë shumë. Tani Pioli është më i qetë për fazën e 1/16 në Champions pasi shtohen dy alternativa të tjera në formacion.
Poll