Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Sulmuesi shqiptar protagonist absolut në Turqi, shënon dy gola për 6 minuta

Shkruar nga NEWSPORT
Sulmuesi shqiptar protagonist absolut në Turqi, shënon dy gola

Jetmir Topalli është shfaqur protagonist absolut në ndeshjen e sotme që ekipi i tij Manisa luajti në shtëpi përballë Corum. Sfida e vlefshme për javën e 10-të të Ligës së Parë të Turqisë, përfundoi në barazim 2-2.

Të dy golat për ekipin e Manisa u shënuan nga shqiptari në 6 minutat e fundit të sfidës. Si fillim ai shënoi në minutën e 92-të kur ekipi i tij po humbiste 0-1. Ai barazoi ndeshje përkohësisht pasi Corum kaloi përsëri në avantazh.

Por në minutën e 98-të ishte përsëri shqiptari ai që shënoi. Duke barazuar shifrat në 2-2 dhe duke i dhënë ekipit të tij një pikë mjaft të vlefshme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga