Armando Dobra vazhdon të jetë protagonist me ekipin e tij Chesterfield. Ekipi anglez zhvilloi ditën e sotme një miqësore dhe shqiptari ishte protagonist.
Chesterfield u përball kundër një tjetër ekipi anglez, siç është Açrington. Ndeshja u fitua nga ekipi i sulmuesit shqiptar me rezultatin 2-3 teksa një nga golat për u shënua pikërisht nga Dobra.
Në minutën e 21-të të ndeshje ishte Dobra që mori topin dhe pas një driblimi mjaft të bukur ndaj mbrojtësit, goditi dhe shënoi. Dobra shënoi golin për 0-2, teksa vazhdon formën e mirë.
Një mesazh ky edhe për trajnerin e Kombëtares, Sylvinhon, pasi mund ta shohë 22-vjeçarin si një përforcim në ofensivë për ndeshjet e shtatorit kundër Çekisë në Pragë dhe Polonisë në “Air Albania”.