Sulmuesi i Tiranës U-21, Andrea Pjetri është shumë pranë kalimit në kampionatin francez. Futbollisti i akademisë së bardhebluve është ndjekur këtë sezon nga disa menaxherë dhe skaut francezë të cilët i kanë ofruar të nisë stërvitjen me skuadrën e Chateauraux që militon në kategorinë e tretë franceze.
[caption id="attachment_698377" align="alignnone" width="485"] Andrea Pjetri[/caption]
Nëse gjithçka shkon mirë, sulmuesit 20-vjeçar do t’i ofrohet një kontratë profesioniste, e para për të. Chateauraux ka një vlerë pak a shumë të njëjtë me Tiranën në Transfermarkt, 5.55 milionë euro dhe sezonin e fundit e mbylli në vendin e 11-të në Ligue 3.
Tirana nuk ka dashur t’i “prishë punë” djaloshit dhe e ka lënë të lirë të provojë vlerat e tij jashtë vendit.